fbpx

Sipas mediave italiane, tashmë është arritur plotësisht marrëveshja mes Napolit dhe Fabien Ruizit, për një kontratë të re, të vlefshme deri në verën e 2025-ës, prej të cilës mesfushori spanjoll do të përfitojë një pagë prej 3 milionë eurosh, plus bonuse mbi paraqitjet.

Gjithashtu klubi i Napolit ka përfshirë në kontratën e re edhe një klauzolë që i hap rrugën largimit të mesfushorit Fabian Ruiz vetëm në rast të pagesës së një klauzole prej 100 milionë eurosh.

Në këtë mënyrë napolitanët “blindojnë” një prej futbollistëve më të kërkuar në merkato dhe objektivi i radhës është që të bëjnë të njëjtën gjë me sulmuesin polak Arkadiuz Milik, i cili duhet të zgjidhë nëse do të rinovojë apo do të largohet nga Napoli pas fundit të këtij sezoni.

Shpërndaj me

Loading...