fbpx

Skuadra e Napoli vazhdon të jetë aktive në merkaton e verës dhe pas blerjes së Osimeheut nga Lilla, tani syn një tjetër goditje në merkaton verore. Sytë e drejtuesve të Napolit janë drejtuar kah Atletiko Madridi dhe Santiago Arias, që nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme te Diego Simeone dhe që ka kontratë me klubin spanjoll deri më 2023.

Mbrojtësi kolumbian deklaroi se dëshiron të qëndrojë te  Atletiko, përpos faktit që Simeone shikon vetëm Tripier si titullar në krahun e djathtë. Kjo mund ta shtyjë Arias të zgjedh këtë verë transferimin për 10-12 milionë euro te Napoli.

Shpërndaj me

Loading...