fbpx

Pesë ditë para ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonën, Napoli përballet me vështirësi, pasi që u lëndua Lorenzo Insinje.

Reprezentuesi i Italisë, u lëndua në duelin Lacio-Napoli, në të cilën mysafirët shënuan fitoren në transfertë me 3-1. Insinje u largua në fund të ndeshjes dhe informatat e para thonë se bëhet fjalë për lëndim të muskulit, ndërsa ende është në dyshim paraqitja e tij ndaj Barcelonës.

Ndeshja e parë në mes Napolit dhe Barcelonës u mbyll me rezultat 1-1.

Shpërndaj me

Loading...