fbpx

NBA do të rinis më 30 korrik, ndërsa sot e kaloi edhe pengesën e fundit, pasi që në testet e fundit për “COVID 19”, nuk kishte asnjë basketbollist i prekur nga koronavirusi. Nga 20 e deri më 29 korrik janë kryer 344 teste në mesin e basketbollistëve dhe nuk ka asnjë test pozitiv me koronavirus.

Kjo tregon se grumbullimi i basketbollistëve në një vend, tani për tani është një lëvizje e mençur. Në rifillimin e NBA-s, në program janë 2 ndeshje: Nju Orlins – Juta Xhaz dhe Los Anxhelos Lejkers – Los Anxhelos Klipers.

Shpërndaj me

Loading...