Legjenda e Kombëtares së Anglisë, Xhek Çarlton, ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare. Ish mbrojtësi i qendrës ka qenë pjesë e skuadrës legjendare të Anglisë, që kishte fituar Kupën e Botës në vitin 1996.

Legjenda vdiq paqësisht dje në shtëpinë e tij në Northumbreland me familjen e tij afër. Në një deklaratë, familja tha: Si një mik i mirë për shumë njerëz, ai ishte një burrë shumë i adhuruar, baba, gjysh dhe stërgjysh”.

Xhek është vëllai i Bobi Çarltonit, legjendës së Mançester Junajtedit. Që të dy kanë qenë pjesë e suksesit të madh të Anglisë, kur në vitin 1966 fituan Kupën e Botës./Lajmi.net/

Shpërndaj me

Loading...