fbpx

Nipi i Elvis Presley, Benjamin Keough, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.

Lajmin e dha për CNN një përfaqësues i nënës së të riut, por pa dhënë detaje mbi rrethanat e vdekjes së Keough.

Mendohet se 27-vjeçari është vetëvrarë.

“Lisa Marie Presley është e trishtuar dhe e shkatërruar nga kjo që ka ndodhur, por po mundohet të qëndrojë e fortë për binjakët e saj 11-vjeçarë dhe vajzën e madhe Riley”, tha përfaqësuesi.

Babai i Benjamin Keough është muzikanti Danny Keough, ndërsa nëna e të riut është Lisa Marie Presley, vajza e vetme e Elvis dhe Priscilla Presley.

Shpërndaj me

Loading...