Një lajm jo i mirë vjen për botën e sportit në përgjithësi dhe basketbollin në veçanti. Ish trajneri legjendar i Juta Xhazit, Xherri Sloan, ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare. Ai ishte  trajner kryesor i Juta Xhazit për 23 vjet, duke i dërguar në Play Off plot 15 herë radhazi, nga vitet 1989-2003.

Sloan ka pasur një karrierë të mirë edhe si basketbollist, duke veshur fanellën e Çikago Bulls. Për nder të rij, fanella me numër 4 te Çikago Bulls është pensionuar.

Shpërndaj me

Loading...