Milot Rashica do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit për skuadrën e Verder Bremenit. Në orën 20.30, Verderi do të zhvillojë ndeshjen kthyese të plej offit për mbijetesën në Bundesligën e Gjermanisë, pasi që sfida e parë me Hadenhajmin u mbyll me barazim dhe pa gola. Andaj sonte në 90 minutat e ardhshme do të përcaktohet gjithçka rreth asaj se kush do të jetë në Bundesliga sezonin e ardhshëm, Verder Bremeni apo Hajdenhajmi.

Kjo mund të jetë edhe ndeshja e fundit e Milotit me Verder, pasi lojtari tash e sa kohë thuhet se do të largohet nga kjo skuadër.

Shpërndaj me

Loading...