Një lajm i papritur ishte ai i ndarjes së Dafina Zeqirit dhe Dj Geek për të gjithë fansat e këngëtares, duke qenë se ata kishin vetëm pak muaj që e kishin bërë publike lidhjen e re.

Lajmin e konfirmoi vetë Dafina për revistën Story, ku dha dhe arsyet pse i dha fund romancës! Por me sa duket ata vijojnë ta mbajnë shoqërinë dhe këtë e kuptuam nga komentet që i lënë njëri-tjetrit.

Ka qenë Dafina ajo e cila ka komentuar në disa foto të fundit të Dj Geek, madje për njërën nga fotot thotë se është më e mira.

“Fotoja më e mirë e jotja”, i shkruan ajo ndërsa Geek ia kthen: “Okeeeeeej”!

Në një postim të dytë, Dafina i vë në dukje zinxhirin prej floriri që ka në qafë ish-i i saj (ndoshta është i këngëtares), ndërsa ai i kujton macat, që bësojmë se e ka fjalën për bluzat! T’i ketë vallë Dafina?!

Me sa duket raporti i tyre vijon të jetë i mirë edhe pas ndarjes. Kur sqaroi arsyet e ndarjes, këngëtarja tregoi se arriti në një pikë që duhet të zgjidhte mes punës dhe romancës, dhe ajo padyshim vendosi për të parën.

Duke shpjeguar arsyet pse i dha fund romancës, Dafina tregoi rëndësinë e shpëtimit të marrëdhënies në ekipin e saj të punës, që për të është si familje.

“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, është shprehur këngëtarja.

Edhe Dj Geek ka treguar se vazhdon ta mbështesë Dafinën në çdo projekt të sajin, madje publikon projektet e saj në profilin e tij në Instagram.

Shpërndaj me

Loading...