Ditën e sotme këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Fifi feston ditëlindjen. Ajo mbush 26 vjeç dhe në këtë ditë ka vendosur të bëjë një surprizë për fansat e saj.

Fifi ka publikuar këngën e re me titull “Lezet” dhe ajo është në bashkëpunim me këngëtaren e muzikës popullore, Remzie Osmanin.

Kënga duket se është realizuar para se në vendin tonë të shfaqej pandemia e koronavirusit, pasi në klip ka shumë personazhe.

Për të realizuar klipin, Fifi ka organizuar një festë ditëlindjeje dhe pjesë ka bërë emra të njohur të ekranit, si Olsi Bylykun, Young Zerkën apo Romeo Veshajn.

Shpërndaj me

Loading...