fbpx

Më 31 maj skadon afati i konfirmimit ose korrigjimit të Paraqitjes tatimore vjetore. Pas këtij afati, Paraqitjet tatimore vjetore do të jenë përfundimtare.

“Me 01.06.2020, zyrtarisht do të konfirmohen Paraqitjet tatimore vjetore, të cilat as nuk janë konfirmuar dhe as janë korrigjuar nga qytetarët. Paraqitjen tatimore vjetore që qytetari ka korrigjuar, dhe ka marrë statusin e Paraqitjes përfundimtare tatimore, do të duhet të miratohet nga personi zyrtar i Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Nëse zyrtari nuk e miraton Paraqitjen e korrigjuar të tatimit, do të merret vendim për të përcaktuar tatimin e të ardhurave personale për vitin 2019”, thonë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.

Prej aty apelojnë tek qytetarët që kanë realizuar të ardhura dhe që nuk janë regjistruar ende në sistemin е-Персонален данок, ta bëjnë këtë në afat sa më të shkurtë që është e mundur.

Shpërndaj me

Loading...