fbpx

Kuponët për inverter klimat deri në 1.000 euro, në këmbim të shporeteve me dru qytetarët e interesuar do t’i marrin në janar. Masa e qeverisë parashikon që 10.000 familje nga Shkupi, Tetova, Manastiri dhe Kërçova të marrin subvencione të tilla. Familjet me të ardhura të ulëta do të kenë përparësi. Sipas kryeministrit Zoran Zaev, procedura e aplikimit fillon nesër. Këtë masë qeveria e njoftoi në tetor, me një premtim se kjo do të zbatohet deri në fund të këtij viti. Por, Zaevi thotë se procedura është vonuar për shkak të procedurave të nevojshme, sipas Ligjit për Prokurim Publik.

Alsat

Shpërndaj me

Loading...