Cilësia e ujit në Liqenin e Ohrit është e kategorisë së parë. Analizat nga Qendra për Shëndet Publik që kanë marrë mostra uji në gjithë brezin mes Shën Naumit deri në Radozdë treguan se uji është i sigurt për larje dhe vetëm në një vend është i kategorisë së dytë.

Presioni mbi Liqenin e Ohrit në ekosistem është më i madh gjatë korrikut dhe gushtit, kur pritet një numër i shtuar i turistëve dhe një ngarkesë më e madhe në sistemin e kolektorëve. Duke marr parasysh përvojën e viteve të kaluara, shohim që ndotje të cilësisë së ujit kemi në atë periudhë. Ne presim e njëjta gjë të jetë edhe këtë vit- deklaroi Sasho Toçkov-Qendra për Shëndet Publik Ohër.

Nga Ndërmarrja publike “Sistemi i kolektorëve” paralajmërojnë se riparimi i kolektorit në pjesën e Liqenit të Ohrit do të përfundojë deri në mes të qershorit.

Problem më të madh gjatë riparimit paraqet hedhja e letrave që nuk prishen. Mund të them që letrat e lagura janë e keqja e shekullit 21, ato jo vetëm që nuk zhduken por janë bazë që në to të grumbullohen më shumë materiale që bllokojnë sistemin. Por, e gjithë kjo është shumë pak në krahasim me pakujdesinë nga ana jonë si qytetarë. Ne kemi gjetur shumë materiale që nuk duhet të ishin atje, si mbeturina ndërtimore por edhe batanije- tha Vladimir Aleksioski-Drejtor i Sistemit të Kolektorëve .

I gjithë projekti për riparimin e sistemit të kolektorëve në pjesën e Strugës dhe riparimi i stacionit filtrues në afërsi të fshatit Vranishtë në Strugë duhet të realizohet në periudhën e ardhshme. Nga ndërmarrje paralajmërojnë ndërtimin e sistemit të kolektorëve në Radozhdë pasi tani ajo pjesë e liqenit nuk është e mbuluar.

Miki Trajkoski

 

 

 

Shpërndaj me

Loading...