Që nga shtatori, pjesa e Saksonisë të Gjermanisë, do të lejojë shumë aktivitete me publik ku përfshihen edhe ndeshjet e futbollit. Ministrja e Shëndetësisë, Peta Koping, informoi në Drezden se mendojnë që nga shtatori të lejojnë më shumë se 1 mijë persona në evente madhore. Nuk ka limit për numrin e personave, por çdo organizator duhet të sigurojë që të mund të arrijë të bëjë gjurmimin e kontakteve pas aktivitetit. Kjo do të thotë se ne rifillimin e Bundsligës, tifozët e Lajpcigut mund të kthehen në stadium.

“Mirëpo  vetëm nëse do të arrihet një akord me Federatën Gjermane dhe pjesëmarrësit e tjerë”, theksoi një zëdhënës i Ministrisë.

Sipas parashikimeve, në fillim do të aplikohet prania e tifozëve me distancim social, që do të thotë se do të jenë të ulur çdo 3-4 ndenjëse në stadium, pa kontakt të drejtpërdrejtë.

Shpërndaj me

Loading...