fbpx

Komisioni për sumundje infektive sot nuk mori asnjë vendim për modelin final të realizimit të procesit mësimor. Siç njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë janë diskutuar protokollet shëndetësore për realizim të mësimit si dhe mundësia e fillimit të vitit shkollor nga 1 shtatori, por duke kërkuar zgjidhjen më të mirë dhe më të sigurtë për nxënësit dhe gjithë të punësuarit në arsim, nuk është marrë anjë vendim. Komisioni të njejta protokolle do ti diskutoj sërish nesër bashkë me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë, sipas informacioneve që ka siguruar Alsat, modeli final nuk do të vlejë njejtë për të gjitha shkollat por gjithçka do të varet nga numri i nxënësve në shkolla. Të njejtat burime, thonë se është diskutuar që shkollat të cilat kanë numër më të vogël të nxnësve ta realizojnë procesin mësimor në formë të rregullt, ashtu siç ishte para mbylljes së shkollave për shkak të pandemisë Covid 19. Kjo nënkupton që edhe ora e mësimit të zgjtë 40-45 minuta. Ndërsa, në shkollat e stërngarkuara me nxënës ëstë diskutuar që mësimi të zhvillohet në formë të kombinuar, një pjesë e nxënësve ta ndjekin mësimin në shkollë ndërsa pjesa tjetër online nga shtëpia. Edhe për këto të fundit parashihet që ora e mësimit të zhvillohet e plotë.

Ditë më parë, ministri i Arsimit Arbër Ademi tha se viti i ri shkollor pritet të filloj më 1 shtator me prezencë fizike të nxënësve duke shtuar se ka kohë të mjaftueshme për përshtatjen e shkollave me protokollet për mbrojtje nga virusi korona. Propozimet e Ministrisë së Arsimit tashmë janë diskutuar edhe në Shtabin e Krizës ku ka mbizotëruar qëndrimi që viti i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike.

 Melihate Rustemi       

Shpërndaj me

Loading...