fbpx

Kombëtarja e Shqipërisë U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka filluar grumbullimin dhe seancat stërvitore në qytetin e Durrësit, pranë kompleksit “Tropikal”. Kombëtarja U-19 do të ndjekë një program stërvitor prej katër ditësh, në datat 14-17 korrik 2020, ku ka të planifikuar edhe 2 sfida miqësore me Apoloninë U-19 dhe kombëtaren e Shqipërisë U-18. Në mesin e të ftuarve janë edhe dy fitbollist nga Maqedoni, Neshat Murati nga Shkëndija dhe Usni Ismaili nga Pelisteri. Ky grumbullim do t’i shërbejë teknikut Dede për t’u njohur me lojtarët e rinj si edhe për të parë nga afër gjendjen e tyre.

Shpërndaj me

Loading...