fbpx

Tenisti nga Australia, Nik Kirgios, ka njoftuar për tërheqjen e tij nga një prej kompeticioneve më prestigjioze në tenis, turnen “US Open”. Australiani ka marrë këtë vendim si një ’obligim’ pas situatës së krijuar nga pandemia “COVID-19”.

“Nuk do të luaj këtë vit në Us Open. Më dhemb që nuk do të jem duke garuar në një prej arenave më të mëdha të këtij sporti, Arthur Arshe Stadium. Por, unë po tërhiqem për njerëzit, për australianët, për qindra dhe mijëra amerikanë që kanë humbur jetët e tyre, për të gjithë ju. Është vendimi im”, ishin fjalët e Kirgiosit.

“US Open” pritet të zhvillohet nga 31 gusht e deri më 13 shtator.

Shpërndaj me

Loading...