Ekipet e Njësisë së zjarrfikësve dhe njësia e zhytësve pranë MPB-së paraditen e sotme e kanë nxjerr automobilin që kishte rënë në lumin Vardar në afërsi të urës për këmbësorë tek spitali Axhibadem Sistina. Nuk raportohet për viktima apo persona të lënduar.
Bëhet fjalë për automobilin “Volksvagen Polo”.


Një makinë bien në lumin Vardar

Para pak çasteve një makinë ka përfunduar në lumin Vardar. Aksidenti ka ndodhur tek ura për këmbësorë në afërsi të spitalit Axhibadem Sistina, shkaqet e aksidentit akoma nuk dihen.

Ekipi i zjarrfikësve dhe zhytësit e MPB-së menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u përpjekur për ta nxjerr makinën nga lumi. Tani për tani nuk dihet nëse ka të lënduar gjatë këtij aksidenti.

Shpërndaj me

Loading...