fbpx

Duhet të ketë Përgjegjësi penale për drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, sepse e ka ditur se çfarë po ndodh në Kuvend, dhe nuk ka vepruar, vlerëson avokati dhe ish-gjyqtari Valentin Zafirov. Ai, në emisionin 360 ​​Gradë, ka thënë se ka tentime që të shmanget përgjegjësia e atyre që kanë planifikuar dhunën në Parlament, më 27 prill, dhe të dënohen vetëm ata që kanë kryer detyra.

Teorikisht nëse një gjyqësi me parime morale dhe juridike i jepet aktakuzë e tillë, për të gjithë këta nga Çavkovi e deri te deputetët, do të gjykojë se rasti është bërë në marrëveshje. Duket se është marrëveshje, e kanë ditur se çfarë do të ndodhë në Kuvend, ndërsa nga ana tjetër Çavkov nuk është i kapshëm për ministrin e brendshëm- tha avokati  Valentin Zafirov.

Avokatja Natali Petrovska e mbështeti tezën se me dënime me kusht për dhunuesit dërgohet një mesazh inkurajues për dikë për të kryer akte të ngjashme.

Ky është një sulm i drejtpërdrejtë në gjykatë. Nëse ju kujtohen protestat disa vjet më parë, kur kishte protestues jashtë gjykatave për lëndën “Monstra”, ata hodhën gjësende drejt gjykatave dhe thyen disa dritare. Këta njerëz morën aktgjykime penale dhe morën dënime efektive me burg. Pra, në njërin rast, drejtësia zbatohet ndryshe, dhe në këtë rast ndryshe- tha avokatja Natali Petrovska.

Zafirov dhe Petrovska konsiderojnë se dhuna në Kuvend ishte mirë e planifikuar.  Nuk kanë asnjë dyshim se deputetët e VMRO-DPMNEsë e kanë lëshuar turmën brenda, në vend që ta mbrojnë institucionin ligjvënës.

Alsat M

 

Shpërndaj me

Loading...