Shefat e ekonomisë së BE-së kanë gjetur kanë një dakordësim për një paketë financiare prej 540 miliardë euro, ose 590 miliarë dollarë, për t’i bërë ballë luftës globale kundër pandemisë. Paketa financiare përfshin një fond të përbashkët sigurimi për punësim prej 100 miliardë euro, ndërsa 200 miliardë janë siguruar nga Banka Evropiane për t’u dhënë likuiditet firmave dhe një kredit prej 240 miliardë për të ndihmuar ekonominë për t’u rimëkëmbur nga kriza e pandemisë. Dakordësimi vjen mbas një mbledhje maratonë via skype të shefave të ekonomisë evropiane që ka filluar që prej datës 7 prill dhe ka përfunduar sot rreth orës 22:00.

Shpërndaj me

Loading...