Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) njoftoi se të mërkurën është konfirmuar vetëm një rast me koronavirusin e ri.

“Janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Rasti pozitiv është rast kontakti nga komuna e Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.

Me të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 1, 048.

IKSHPK-ja po ashtu bëri të ditur se të mërkurën janë shëruar edhe shtatë pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 801.

Deri më tani në Kosovë 30 pacientë kanë humbur jetën.

Shpërndaj me

Loading...