Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar gjithsej 744 testime prej të cilëve 20 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, 16 raste janë vërtetuar në Shkup, 2 në Kumanovë dhe 2 në Prilep.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 24 të shëruar brenda 24 orëve të fundit. Sipas qyteteve, janë regjistruar 4 pacientë të shëruar në Shkup, 3 në Kumanovë, 5 në Prilep, 6 në Tetovë, 4 në Veles dhe 2 në Manastir.

Fatkeqësisht, në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19,  jetë ka ndërruar edhe një pacient nga Shkupi. Pacienti 63 vjeçar ishte shtrirë në Spitalin e Qytetit “8 shtatori” më 6 maj.

Me statistikave e fundit, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë me Covid-19 janë diagnostifikuar gjithsej 1.941 persona, prej të cilëve  1.411 janë shëruar kurse 113 fatkeqësisht kanë humbur betejën me virusin korona.

Shpërndaj me

Loading...