Sipas “De Telegraaf”, Abdelhak Nourit, talenti i Ajaxit, i cili në korrikun e vitit 2017, në një miqësore ndaj Verder Bremen pësoi atak kardiak dhe ra në koma për 2 vite e gjysmë, nuk është më pjesë e skuadrës holandeze.

Ajaksi bëri një gjest të madh në atë kohë dhe vendosi që të respektonte kontratën dhe të paguante gati çdo shpenzim të Nourit në spital.

Kontrata është e vlefshme deri në verë të këtij viti, por holandezët tashmë kanë vendosur ta prishin marrëveshjen.

Megjithatë, pavarësisht se marrëveshja aktuale mund të prishet, “De Telegraaf” shton se klubi i Ajaksit ka menduar një tjetër kontratë në mënyrë që të vazhdojë të ndihmojë Nourin.

Shpërndaj me

Loading...