Kampioni botëror në tenis, Novak Gjokoviq dhe bashkëshortja e tij, Jelena kanë rezultuar negativë në testin për Covid-19. Kjo u tregua nga rezultatet e fundit të testit që ata e kryen në Beograd.

Novak dhe Jelena nuk kanë simptoma të virusit dhe ata e bënë testin me marrëveshje paraprake me mjekët.

10 ditët e mëparshme, që nga kthimi nga Zadari, Gjokoviqët i kanë kaluar në izolim, duke ndjekur të gjitha protokollet dhe masat e sigurisë në lidhje me Covid-19, raporton Danas.

Novak Gjokoviq kishte rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, lajm ky të cilin e kishte bërë të ditur më 23 qershor.

Shpërndaj me

Loading...