Vitin 2020 Rudina Dembacaj zgjodhi që ta fillojë me një lajm të bujshëm. Ajo pranoi publikisht marrëdhënien me ish-deputetin Mark Frroku dhe prej asaj kohe është treguar shumë e hapur me ndjekësit në rrjetet sociale.

Pa e vrarë mendjen se çfarë do thonë, ajo publikon foto nga jeta e përditshme dhe sigurisht pjesë e tyre është edhe Marku së bashku me fëmijët e tij.

Në intervista të ndryshme, Rudina ka treguar se marrëdhënia e saj me fëmijët e Markut është për t’u pasur zili dhe bashkëjetesën ata e kanë pritur mjaft mirë.

Po Viki vajza e Rudinës si u ndje në shtëpinë e re?

Kësaj pyetjeje Rudina i ka kthyet përgjigje në Instastory dhe thotë se Viki e pati shumë të thjeshtë të përshtatej.

“Vikit i kisha thënë më përpara. E priti shumë mirë. Unë kisha shumë merak, 1 muaj gati nuk fjeta, por Viki eksploronte çdo cep me shumë dëshirë”, thotë Rudina.

Më herët, Rudina ka thënë se Viktoria i thërret ish-deputetit, xhaxhi Marku.

Shpërndaj me

Loading...