Prej disa kohësh flitet se partnerja e Ledrit, Sara Hoxha, është në pritje të ëmbël. Ditët e fundit ata, bashkë me miqtë si Ermal Fejzullahu, Lumi B apo Lyrical Son po shijojnë pushimet në një nga resortet e jugut të Shqipërisë dhe kanë ndarë shumë momente pranë njēri-tjetrit. Megjithatë Sara i ka shmangur fotot e gjithë trupit.

Por një ndjekës i ‘Tiranapost.al’ ka dërguar një mesazh në inbox-in e tyde për të treguar se ka qenë rastësisht me çiftin në një prej resorteve në Vlorë.

Në foto dallohet vetëm Ledri (i ulur në tavolinë të veçantë nga partneret), ndërsa personi që na shkruan pohon se ka parë Sarën me barkun e rrumbullakosur, që binte në sy për shkak të një fustani të ngushtë të bardhë që mbante veshur. Sipas përshkrimit, ajo dyshohet se ndodhet në tremujorin e dytë të shtatzënisë.

Megjithatë vazhdon mos të ketë asnjë reagim nga dyshja e njohur për këto lajme qē qarkullojnë prej ditësh.

Shpërndaj me

Loading...