Pakoja e dytë e masave është e pamjaftueshme dhe afatshkurtër. Nëse së shpejti nuk ka pako tjetër, e tërë barra e koronavirusit do të bie mbi sektorin privat. Kështu odat ekonomike i vlerësuan masat ekonomike të miratuara nga Qeveria. Nga Lidhja e Odave Ekonomike përmes njoftimit thonë që nevojiten masa me të cilat shteti do ta paguajë 100 përqind pagën neto në tre muajt e ardhshëm, të mbulohen tatimet dhe kontributet e pagës nga shteti dhe të lirohen nga pagesa e tatimeve.

Lidhja e Odave Ekonomike:

“Kërkojmë masa sistemore për të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që janë të prekur nga kriza, pa marrë parasysh veprimtarinë e tyre. Në vend të kësaj, me këtë ndihmë të pjesshme nuk është arritur qëllimi final respektivisht të ruhet ekonomia dhe të mbahen punëtorët, sidomos për ata persona juridik që janë më të vegjël dhe të pambrojtur, të cilëve këto tronditje do t’ua shkatërrojë tërë veprimtarinë që t’i mirëmbajnë familjet e tyre”.

Nga Oda Ekonomike thonë se masat janë pasqyrim i kondicionit të buxhetit për momentin. Nevojiten mjete shtesë financiare me huamarrje.

Masat e deritanishme kanë për qëllim kryesisht ruajtjen e punëve me buxhet të ulët. Presim të miratohen masa të reja nëse kjo nuk ndodhë, atëherë barra e krizës do të bjerë kryesisht në sektorin privat”-pohoi Zoran Jovanovski nga Oda Ekonomike.

Pothuajse të gjitha sindikatat në vend kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë për të mos shkurtuar pagat e administratës. Kështu, rreth 130,000 punonjës nën ombrellën shtetërore do të qëndrojnë me paga të plota në muajt e ardhshëm. Në vend të administratës, vetëm zyrtarët do të kenë paga minimale minimum në dy muajt e ardhshëm, duke arkëtuar në buxhet rreth 4 milion euro.

Andrea Çobanova

Shpërndaj me

Loading...