Një ditë pas publikimit të pakos së masave ekonomike , Odat ekonomike pa koment nëse pakoja mjafton për restartimin e ekonomisë. Thonë se masat fillimisht duhet të analizohen dhe më pas të komentohen.

Pakoja e tretë e masave ekonomike është harmonizuar me odat ekonomike- thaFatmir Bytyqi- këshilltar i kryeministrit

Një pjesë e Odave ende nuk kanë qëndrim. Ish këshilltari i ministrit të financave, Branimir Jovanoviq, me kritikë për masat.

Qarkullimin që kompanitë paraprakisht nuk e kanë evidentuar, tani do të mund ta evidentojnë pa paguar tatim dhe në të ardhmen të evitojnë pagimin e tatimit, kështu që, do të mbledhin qarkullin në “Fundjavën pa TVSH” dhe këtë nuk do ta shesin atëherë- pohoi Branimi Jovanoviq- ish këshilltar në Ministrinë e financave

Një pjesë e profesorëve universitar shprehen që kjo pako me masa është e mirë, por konsumi personal i qytetarëve nuk mjafton për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Mirëpo, ende pakoja kryesore që duhet ta rimëkëmb ekonominë, është pakoja që duhet të përmbaj ndihmë të drejtpërdrejtë për ndërmarrjet e vogle, të mesme dhe të mëdha me orientim eksportues- tha Borçe Trenevski- profesor universitar

Sipas  “Financial Think”, masat do e nxisin konsumin por efekti do jetë afatshkurtër. Pakoja e tretë ekonomike është në vlerë prej 350 milionë eurove, ndërsa Qeveria përmes saj planifikon ta nxitë konsumin publik dhe privat për ta ndihmuar ekonominë vendore më shpejtë t’i tejkalojë pasojat e shkaktuara nga kriza me Korona virusin.

Andrea Çobanova

 

Shpërndaj me

Loading...