fbpx

Në Ohër pasdite filloi rrënimi i bazamentit të betonit i këshilltarit të BDI-së në komunën e Ohrit, Nefi Useini. Kjo është pjesë e aksionit të komunës për largimin e të gjitha objekteve të paligjshme që ishte si rekomandim edhe nga UNESKO që qyteti të pastrojë gjithë brezin përgjatë bregut të liqenit nga ndërtimet e paligjshme. Platforma e Useinit u ndërtua para rreth një viti dhe gjendet vetëm 500 metra nga bregu i liqenit. Useini thotë se është akuzuar në mënyrë të panevojshme si fajtori kryesor për rrezikimin e statusit të UNESKOS. Ai kërkoi që Komuna t’u ndihmojë të gjitha bazamenteve të paligjshme të vendosura në Ohër që t’u sigurojë lokacione të përshtatshme.

Shpërndaj me

Loading...