Opera Shtetërore e Vjenës do t’i japë fund të hënën fazës së mbylljes, me një seri koncertesh nga këngëtarët e saj kryesorë, por me vetëm një pjesë të vogël të audiencës së zakonshme.

Shtëpia e Operës, që ka një kapacitet rreth 2 300, do të shesë 100 bileta për secilën nga 14 shfaqjet, në përputhje me rregullat aktuale të sigurisë, të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sezoni i koncertit përfundon në fund të qershorit, me performancën e tenorëve Juan Diego Florez dhe Michael Schade, si edhe të sopranos Camilla Nylund.

Ndërsa Opera do të mbetet relativisht e zbrazët, adhuruesit e muzikës klasike do të mund ta ndjekin shfaqjen drejtpërdrejt falas./

Shpërndaj me

Loading...