Capital T është padyshim një nga emrat më në zë të muzikës shqiptare, i cili ka korrur një sukses goxha të madh. Përveç artit të tij, autori i hitit “Akull” është shpesh në qendër të vëmendjes edhe për shkak të fizikut shumë të pëlqyer, sidomos nga vajzat, apo veshjet e shtrenjta.

Së fundmi, ajo çfarë është diskutuar është ora e tij “Rolex”, për të cilën duket se Capital T ka shpenzuar plot 12.600 euro. Një shifër kjo sa marramendëse aq edhe e pritshme, pasi reperi është një nga më të paguarit në koncerte.

Ka qënë një nga faqet e fansave në Instagram që ka shpërndarë foton e Capitalit dhe çmimin e orës, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Ndërkohë, ditën e sotme pritet të publikohet kënga e tij e radhës, në bashkëpunim me Money x Jay 1, teksa dje artisti publikoi këngën e parë të albumit, “Tu festu”.

Kujtojmë se albumi është i ndarë në dy pjesë dhe deri tani nga pjesa e parë kanë mbetur pa u publikuar dy këngë: “C’est la vie”. Kjo pjesë përbëhet nga 7 këngë, mes të cilave edhe bashkëpunimi me Ledrin.

Sakaq, pak dimë nga pjesa e dytë e albumit, që pritet të publikohet së shpejti dhe përbëhet nga 8 këngë, 4 prej të cilave bashkëpunime, që ende nuk janë zbuluar nga autori i hitit ‘Akull’.

Shpërndaj me

Loading...