fbpx

Turneu që luhet në fushat e dheu, “Madrid Open” është anuluar për shkak të pandemisë “Covid 19”. Fillimisht turneu në kryeqendrën spanjollën duhej të luhej në muajin maj, por u zhvendos në shtator shkaku i valës së parë të “COVID-19” që kishte goditur Evropën, por rritja e rasteve në Spanjë ka bërë që turneu të shtyhet për vitin e ardhshëm.

Ky turne ishte paraparë të luhej në shtator, si përgatitje e mirë para se të fillonte “French Open”, i cili gjithashtu ka ndryshuar datën. Organizatorët, përmes një njoftimi kanë bërë të ditur anulimin e “Madrid Open” për këtë vit, duke e vënë në rendin e parë shëndetin, me rastet e “COVID-19” që po rriten në Spanjë.

Shpërndaj me

Loading...