fbpx

Sipas “France Football”, Ronaldo nuk ishte i impresionuar aspak nga paraqitjet e Juventusit para ndërprerjes së sezonit në mars, shkaku i koronavirusit dhe po e shqyrtonte mundësinë e largimit. I njëjti medium pretendon se Ronaldo e dëshironte kalimin në PSZH, pasi që dëshironte të luante përkrah Nejmarit dhe Kilian Mbapes, pasi që e ka një shoqëri të mirë me brazilianin e thuhet se e pëlqen shumë fituesin e Kupës së Botës me Francën.

Parisi gjithashtu thuhet se mbetet një vend i veçantë për Ronaldon sepse pikërisht në kryeqytetin francez ai arriti ta fitojë trofeun e Kampionatit Evropian me Portugalinë në vitin 2016. Ronaldo raportohet të ketë qenë më së shumti i irrituar me Juventus në tetor të vitit të kaluar, pas ndeshjes të Ligës së Kampionëve kundër Lokomotiv Moskës, të cilën bardhezinjtë e fituan me rezultat 2:1.

Sulmuesi portugez nuk kishte shënuar apo asistuar në atë paraqitje jobindëse të Juventusit dhe ai thuhet se e kuptoi në atë ndeshjes se Juventusi nuk merr po aq vëmendje sa Real Madridi apo klubet e Premierligës. Për këtë arsye ai thuhet se filloi ta mendonte largimin nga Juventusi dhe ta formonte një partneritet të rrezikshëm në sulm me Nejmarin dhe Mbappen në PSZH.

Megjithatë, pandemia “Covid-19” i ka shuar gjasat që një transferim i tillë të ndodhë pasi që edhe PSZH-ja, si klubet e tjera evropiane, është në krizë financiare, dhe s’mund ta përballojë transferimin e Ronaldos.

Shpërndaj me

Loading...