fbpx

Deri tani janë regjistruar katër keqpërdorime të kuponëve për turizëm. Në një lokalitet është shqiptuar sanksion kundër personit juridik, ndërsa në tri vende ka dyshime për parregullsi me kuponët, shprehen nga Inspektorati i tregut. Tek tani do të përcaktohet nëse parregullsitë i kanë bërë personat fizikë ose hoteli. Vetëm në Ohër do të duhet të kontrollohen 455 objekte.

Janë gjetur më shumë kuponë sesa është kapaciteti i dhomave. Njëmbëdhjetë vauçerë, ndërsa tetë dhoma. Se presim, presim, për shkak se secili inspektor që shkon në terren pret një parregullsi të caktuar. Ky është sekret publik”-pohoi Cvetko Risteski – inspektor i tregut Ohër .

Gjobat lëvizin prej 150 deri 3.000 euro. Punëtorët turistikë konsiderojnë se dhënia e kuponëve që nga vetë fillimi duhej të shkonte përmes agjencive turistike. Vetëm në këtë mënyrë, sipas tyre, keqpërdorimet do të ishin më të vogla, ndërsa kontrollet më të mëdha.

E dimë se 80% e klientëve ishin fëmijë të rinj. Ata kryesisht ishin akomoduar në banesa, ndërsa një numër i madh i tyre nuk ishin të kategorizuara. Qeveria tha se do të përdoren vetëm objekte të kategorizuara dhe tani shtrohet pyetje nëse dikush do të bartë përgjegjësi, nëse paguhen kuponë për akomodim në objekte jo të kategorizuara“-tha Vllado Suklloski – pronar i agjencisë turistike.

Suklloski shprehet se kuponët janë dokumente me emër dhe mund t’i përdorin vetëm personat në emrin e të cilit janë. Ndryshe, në faqet e specializuara të internetit me ditë të tëra qarkullojnë shpallje në të cilat qytetarët shesin kuponë për turizëm prej 3.000 dhe 4.000 denarëve, ndërsa ka edhe të tillë që shesin edhe nga dy kuponë. Është sekret publik se në vend se të shkojnë në pushim, qytetarët ua ofrojnë kuponët e tyre hotelierëve ose pronarëve të apartamenteve private. Ndryshe, shteti lëshoi gjithsej 117.359 kuponë me vlerë prej 12 milionë euro.

Miki Trajkovski

Shpërndaj me

Loading...