fbpx

Sipas gazetës sportive “Panorama Sport” në skenë për merkaton e Partizanit ka dalë një emër që është kërkuar edhe në të shkuarën nga klubi i kuq. Bëhet fjalë për mesfushorin me tipare sulmuese Agim Ibraimi, i cili pak ditë më parë mbylli zyrtarisht aventurën me Shkëndijën e Tetovës dhe tashmë është një lojtar i lirë në merkaton e futbollistëve.

Paga e lartë e futbollistit vazhdon të mbetet një problem dhe është bërë pengesë për kalimin e Ibraimit në sesionet e shkuara të merkatos te të kuqtë, por këtë herë 31-vjeçari mund të ulë disi pretendimet e tij ekonomike dhe ky transferim mund të mbyllet me sukses. (Supersport)

Shpërndaj me

Loading...