Adolfo Sormani nuk do të vazhdojë të jetë më trajneri i Partizanit dhe do të udhëtojë përsëri drejt Italisë për t’u ndarë përfundimisht nga “të kuqtë”. Në “Rubrika Sportive” të RTSH u bë e ditur se vendimi është marrë përfundimisht gjatë ditës së sotme dhe Sormani nuk do të kthehet më në stërvitje apo stolin e të kuqve, të cilët me derbin me shumë mundësi kanë humbur edhe shansin e fundit për të qenë pjesë e Kupave të Europës në sezonin e ardhshëm.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i largimit të teknikut nga klubi i kuq, ndërsa duket se edhe në vijim, skuadra do të drejtohet nga Kalari, i cili ka qenë pjesë e stafit teknik të Partizanit dhe do të ulet në pnakinë për të mbyllur këtë edicion të kampionëve në fuqi. /vipsport.al/

Shpërndaj me

Loading...