Pas një viti të kaluar në komë, futbollisti i Ajaksit , Abdelaki Nuri është zgjuar dhe po jep shenjat e para të përmirësimit të gjendjes së tij.

Në verë të vitit 2017, në sfidën miqësore me Verder Bremenin, lojtari pëson një atak kardiak, si dhe një dëmtim në tru, për shkak të mungesës së oksigjenit. Thuajse për një vit, Nuri qëndroi në gjendje kome.

Tani ai është duke treguar shenja të përmirësimit. Vëllai i futbollistit tregon se në disa momente ai arrin të komunikojë me të afërmit.

“Duhet ta pranoj se tashmë që është në shtëpi, është shumë më mirë se në spital. Ai e di ku është, është kthyer sërish në një ambient familiar. Tashmë, nuk është më në koma. Është zgjuar, ushqehet, gërhet, fle gjumë. Por, nuk mund të ngrihet nga shtrati. Në ditët më të mira kemi komunikim, si përshembull një konfirmim me vetull, apo buzëqeshje. Por, kjo nuk zgjat shumë. Ai shikon futboll dhe dallohet që i pëlqen shumë. Ndonjëherë bëhet emocional dhe na buzëqesh. Kjo na bën ne ta vlerësojmë shumë një buzëqeshje”, u shpreh vëllai i Nurit.

Shpërndaj me

Loading...