Tatler, një revistë britanike, publikoi disa informacione në lidhje me mënyrën si Kate Middleton po përballon situatën e tanishme, që mesa duket, sipas revistës, është tepër e ngarkuar për shkak të largimit të princit Harry dhe Meghan Markle.

Sipas Tatler, dukesha, e cila shfaqet në kopertinën e tyre, po përballet me shumë përgjegjësi. “William dhe Catherine dëshironin të shpenzonin më shumë kohë me fëmijët, por duka dhe dukesha e Sussex-it ua vështirësuan punën,” tha një burim i brendshëm për revistën. “Përgjegjësitë e tyre janë më të mëdha tani”.

Një burim, mik i Kate, thotë se dukesha “është e zemëruar për gjithë ngarkesën e punës”, duke shtuar se “sigurisht që duket e buzëqeshur dhe e veshur mirë, por kjo nuk është ajo çfarë ajo do. Ndihet e rraskapiur dhe e bllokuar.”

Pallati Mbretëror rrallë u përgjigjet artikujve të gazetave dhe revistave, por lëshoi një deklaratë ku thekson se “artikulli i Tatler përmban pasaktësi dhe informacione të rreme”.

Shpërndaj me

Loading...