fbpx

Shitësit kërkojnë nga organizatorët e tregjeve t’i ulin çmimet e qirasë. Pazarxhinjtë paralajmërojnë që nëse nuk pranohen kërkesat e tyre në afat prej një jave, atëherë sërish, sikur edhe para disa muajve, do të dalin në grevë të përgjithshme dhe të gjitha tregjet në Shkup do të mbyllen.

Fshihet norma e rezervimit të tezgave e cila ishte 2000 denarë, në kurriz të kësaj, shitësit duhet të paguajnë shumën e plotë që është 5250 denarë. Kërkojmë uljen e çmimit të tezgave, çmimi maksimal që mund ta paguajmë është 3600 denarë- tha Maja Stojanovska- përfaqësuesve e shitësve

Qëndrimi i shitësve është se “Skopski Pazar” e shfrytëzon pozitën e monopolit në këtë rast dhe çmimet i rrit ashtu siç i konvenon. Në mënyrë plotësuese, Stojanovska akuzon edhe për ekonominë gri. Një pjesë e caktuar e tregtarëve të cilët gjoja kanë qenë të afërt me grumbulluesit e qirasë në terren, u kanë mara para fshehurazi, me çmim minimal. Vendimi për çmimin e tezgave në qytetet ku organizatorët e tregjeve janë të formuar nga komunat, çmimet e qirasë harmonizohen me këshillin e komunës.

Grupi i tregjeve pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë

Në Shkup çmimet përcaktohen në Bordet Drejtuese në kuadër të kompanisë e cila është pronare e tregjeve të gjelbra. Më pas për tregje të ndryshme në përputhje me metodologjinë edhe çmimet lëvizin.

Më shumë detaje organizatorët e tregjeve paralajmërojnë të martën. Nga një janari në fuqi duhet të hyjë Ligji i ri i shtyrë për shitje në tregjet e gjelbra. Shitësit nuk pajtohen as me këtë Ligj, sepse detyrohen të paguajnë shpenzime shtesë për marrje të licencave për punë, por edhe nuk duan t’i humbasin kolegët e tyre pensionist të cilët sipas ligjit të ri nuk do të mund të shesin në treg.

Ile Petrevski 

 

Shpërndaj me

Loading...