Të paktën 127 gazetarë nga 31 vende kanë vdekur si pasojë e virusit Covid-19, thuhet në raportin e organizatës joqeveritare ndërkombëtare Pres emblem kampanj – PEC (Press Emblem Campaign).

“Punëtorët mediatikë kanë rol të rëndësishëm në luftën kundër Covid-19. Këta janë ata që e informojnë opinionin për përhapjen e infektimit. Shumë prej këtyre punëtorëve kanë vdekjur për shkak të mungesës së mbrojtjes adekuate derisa kanë punuar në terren”, tha Blez Lempen, shef i PEC, selia e së cilës është në Gjenevë.

Nga PEC pohojnë se prej 1 marsit deri më 31 maj të paktën 127 gazetarë nga 31 vende kanë vdekur si pasojë e virusit, prej të cilëve dy të tretat kanë qenë aktivë në terren.

Vetëm në maj ka pasur paraqitje se 72 gazetarë kanë vdekjur si pasojë e infektimit, transmeton Anadolia.

Numri më i madh i gazetarëve të vdekur nga koronavirusi është në Amerikën Latine, të paktën 62, ndërsa 23 ka pasur në Evropë, 17 në Azi, 13 në Amerikën Veriore dhe 12 në Afrikë.

PEC njofton se raporti është bërë në bazë të informatave që janë të qasshme përmes shoqatave kombëtare të gazetarëve, mediumeve lokale dhe bashkëpunëtorëve.

Shpërndaj me

Loading...