fbpx

Presidenti Stevo Pendarovski deri të premten, kur skadon afati dhjetëditësh, do ta ndajë mandatin për përbërje të qeverisë së re atij që do të ketë shumicë. Shefi i shtetit, siç kumtojnë  nga kabineti i tij është konsultuar me ekspertët e shquar, me ç’rast ka përfunduar se  Kuvendi është konstituuar  më 4 gusht dhe se prej atëherë vijojnë afatet kushtetuese për ndarje të mandatit.

“Presidenti është konsultuar me  emra juridik të shquar dhe konkluzioni ishte i qartë: Që të konsiderohet se Kuvendi është konstituuar, nevojitet verifikim i mandateve të deputetëve,  ndërsa jo zgjedhja e dikujt. Presidenti Pendarovski, edhe pse i kupton  motivet e  kryetarit Xhaferi, mbetet në qëndrimin e tij i cili megjithatë e konfirmon  edhe praktikën politike në të gjitha vitet e kaluara kur në pushtet ishin opsione të ndryshme politike”, thuhet në reagimin e kabinetit të presidentit të shtetit.

Reagimi ka të bëjë me qëndrimet të cilat i nxori presidenti i deritanishëm i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili për TV 21 tha se nëse presidenti Pendarovski e ndan mandatin për formim të Qeverisë, pa zgjedhur një kryetar të ri parlamentar atëherë hapi i tij  do të ishte kundërkushtetues.

“Jokushtetuese është ndarja e mandatit  pa pasur kryetar Kuvendi  i cili do t’i vë në funksion  afatet tjera të cilat duhet t’i ndjek Kuvendi, sepse  shtëpisë ligjdhënëse afatet i fillojnë  nga momenti  kur do ta marrë njoftimin  nga shefi i shtetit se mandati i është  besuar. Një person i paautorizuar nuk mund t’i informojë deputetët”, theksoi Xhaferi mbrëmë  në intervistë për emisionin “10 minuta” në TV 21.

Shpërndaj me

Loading...