fbpx

Marrëveshja e Prespës mban nënshkrimin e Kombeve të Bashkuara dhe ajo vështirë mund të ndryshojë. Kështu ka deklaruar para qytetarëve të Komunës së Aerodromit, Stevo Pendarovski, kandidat i mbështetur nga partitë në pushtet. Pendarovski ka deklaruar se klauzolë e pandryshueshme në Kushtetutë nuk mund të vendoset, për shkak se me dy të tretën e votave në Kuvend, gjithmonë mund të bëhen ndryshime.

Për të ashtuquajturën klauzolë e mosndryshimit, do të thotë ne do ta kthejmë emrin e vjetër ose do të quhemi Maqedoni e përjetshme ose antike, dhe do të vendosim klauzolë shtesë në Kushtetutë që do të thotë mosndryshim të aktit për gjithmonë. Kjo është e pamundur. Për ndryshimin e kushtetutës ka procedurë, e dimë të gjithë, dy të tretën e të gjithë deputetëve. Siç e ndryshoni njëherë, mund ta ndryshimi edhe 101 herë. Çfarëdo qoftë klauzole që të vendosni brenda, e njëjta shumicë prej dy të tretave do ua ndryshojë klauzolën e përjetshme- deklaroi Stevo Pendarovski, Kandidat për president.

Shpërndaj me

Loading...