Mesfushori gjerman, dy vite më parë , është kritikuar nga krerët e Futbollit të Gjermanisë, pas takimit me presidentin e Turqisë, Reçep Taip Erdogan, ndërsa ishte fishkëllyer edhe nga tifozët gjatë stërvitjeve para Kampionatit Botëror, ‘Rusi 2018’.

Ai nuk kishte bërë asnjë koment për takimin me Erdoganin në Londër, i cili asokohe kandidonte për t’u rizgjedhur president i Turqisë, ndërsa më vonë u sqarua në rrjete sociale, para vendimit për t’i dhënë fund paraqitjeve të tij me ‘Panzerat’.

”Gabimi më i madh në karrierë ka qenë që nuk luajta për Kombëtaren time të Turqisë. Tani e kam kuptuar se suksesi më i madh në jetë është të luash për kombin tënd, se sa të fitosh Botërorin me një kombëtare tjetër, e cila të shfrytëzon vetëm atëherë kur iu duhesh”, tha ai.

Gjatë karrierës me Gjermaninë, mesfushori ka regjistruar 92 paraqitje dhe ishte pjesë e skuadrës që e fitoi Kampionatin Botëror në vitin 2014.

Shpërndaj me

Loading...