fbpx

Shkaku i presioneve dhe kërcënimeve dështoi greva e paralajmëruar e tregtarëve, akuzojnë ata. Edhe pse të gjithë ata që kanë tezga në tregun e gjelbër në Shkup, janë informuar për protestën në kohën e duhur, vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë vendosur që të mos hapin tezgat e tyre. Një përfaqësues i tregtarëve akuzon se kontrollorët nga ndërmarrja “Skopski Pazar”, që drejton tregun e gjelbër i ka fotografuar dhe regjistruar tregtarët, që u përpoqën të protestojnë. Tani, ata tregtarë që hynë në grevë kanë frikë për të ardhmen e tyre.

Ata mund të na bëjnë problem, në kuptimin të na i marrin tezgat. Ata na fotografuan, tani nuk e di se çfarë do të bëjnë me fotografitë. Ekziston një ndryshim i madh në pagesa, nuk është e turp t’ju them se kemi marrë përgjigjen “gjenduni, nëse duhet edhe vidhni nëse ka nevojë”. Me këtë mënyrë të punës direkt na shtyjnë drejt në krim- deklaroi Maja Stojanovska,  përfaqësuese e tregtarëve.

Branisllav Bakarxhiev ka 25 vjet që e fiton bukën për familjen e tij në tregun e gjelbër. Kushtet e punës nuk kanë qenë asnjëherë ideale, theksoi Bakarxhiev.

“Ky është një monopol, askush nuk mund të më thotë se të gjitha tregjet në Shkup, që janë nën Skopski Pazar, nuk janë monopole. Kompani private po, por janë tregje me interes publik. “

Nga “Skopski Pazar” për mediat u prononcuan përmes një njoftimi me shkrim.  Me tariforin e vjetër thonë se ka pasur manipulime të mëdha dhe tani kjo është eliminuar. Me rezervimin e një tezge në dimër vetëm se është bërë konkurrencë e padrejtë.

“Skopski Pazar”

“Pagesa e përditshme ditore në shumën totale, për një pikë shitje – tezgë, ishte më e vogël se shuma mujore e pagesës së qirasë, për një pike të shitjes, të së njëjtës kategori. Një praktikë e tillë lejon manipulimin me tezgat, trajtimin e padrejtë dhe konkurrencën e padrejtë ndaj përdoruesve të rregullt dhe afatgjatë. “

Përveç kushteve të këqija për punë, tregtarët ankohen se “Skopski Pazar” ka aplikuar edhe tarifa të reja më të larta për tezgat. Në vend të 100 denarëve në ditë, ata tani do të duhet të paguajnë nga 250. Dhe për prodhuesit e produkteve bujqësore, nga 2000 denarët aktual, qiraja mujore për tezgë është rritur në 5250 denarë.

Ile Petrevski 

 

Shpërndaj me

Loading...