fbpx

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola mund të largohet nga stoli i kampionëve të Premier Ligës në fund të sezonit të ardhshëm, shkaku i klauzolës së tij. Kontrata e Guardiolas me Man.Sitin skadon në vitin 2021, por “Daily Mail” raporton se ai mund të largohet një vit më herët. Hierarkia e Man.Sitit po konsideron Maurisio Poketinjon si zëvendësues të Guardiolas. Trajneri spanjoll drejton Man.Sitin që nga viti 2016, dhe e ardhmja e tij mund të jetë në La Liga, ku flitet për një rikthim të mundshëm tek Barcelona.

Shpërndaj me

Loading...