fbpx

Për herë të parë në futbollin vendor të Maqedonisë, do të luajë një futbollist nga Kosta Rika. Bëhet fjalë për Fredi Alvarezin, i cili firmosi kontratë një vjeçare me skuadrën e FC Shkupit, me opcion që të vazhdohet bashkëpunimi edhe për një vit tjetër.

Sulmuesi 25 vjeçar vjen nga skuadra Jurikall nga Kosta Rika, nërsa më parë ka veshur fanellën e shumë skuadrave të tjera nga ky vend, duke regjistruar 199 ndeshje dhe duke shënuar 26 gola. Mesfushori kostarikan gjithashtu ka qenë edhe anëtar i reprezentacionit të shtetit të tij me gjeneratat U20, U21 dhe U23.

Shpërndaj me

Loading...