Përmbaruesit sot i mbyllën zyrat e tyre. Protestuan  kundër propozimit të Ministrisë së Drejtësisë, që shpërblimi maksimal që mund të marrë një përmbarues është ulur nga 1.000 euro në 300 euro. Arsyetimi për protestën një-ditore është se me uljen e tarifës, zyrat përmbaruese do të vijnë në situatë të mos kenë para. Nëse tarifat bëhen zyrtare, përmbaruesit kërcënuan me një masë radikale.

“Nëse Ministria e Drejtësisë aprovon një ndryshim në Tarifë, siç propozohet pa një mendim të favorshëm nga Kuvendi i Odës së Përmbaruesve, përmbaruesit do të pushojnë përgjithmonë punën, që nga data e publikimit të Tarifës së ndryshuar në Gazetën Zyrtare”

Nga Nisma e qytetarëve “Sop për përmbaruesit”, që protestojnë çdo të martë kundër punës së tyre,  situatën e re e komentuan ndryshe.

Ata padyshim janë në ankth, projekti, të korrat iu  mbarojnë dhe nuk dinë çfarë të bëjnë. Kam një apel për Qeverinë – le ti kthejnë në gjykatë, le të punojnë për pagë si ne të gjithë- deklaroi Marian Risteski- Nisma “Stop Përmbaruesve”.

Përveç zvogëlimit të fitimeve të përmbaruesve, Ministria gjithashtu propozon të riprogramojë borxhet e qytetarëve ndaj përmbaruesve dhe tu shlyhen normat e interesit.

Andrea Çobanova 

Shpërndaj me

Loading...