fbpx

Shtatë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes direkte të dy aeroplanëve të vegjël mbi Alaska.

Sipas Fox News, aeroplanët u përplasën jo shumë larg nga aeroporti në Soldotna.

Në mesin e të vdekurve është edhe ligjvënësi lokal republikan Gary Knopp (67).

“Kjo është një tragjedi e tmerrshme për shumë familje,” tha Amanda Price, një zyrtare e sigurisë në Alaska.

Në përplasje kanë vdekur edhe piloti Gregory Bell (57), David Rogers (40), Caleb Halsey (26), Heather Halsey (25), Mackay Halsey (24) dhe Kirsten Wright (23).

Shpërndaj me

Loading...