Krejt papritur, Tayna u gjend në një nga artikujt e Daily Mail, si “vajza misterioze që shoqëronte Tyga-n”. Tabloidi britanik, duket se ka ngatërruar vajzën që ndodhet krah reperit në protestën e zhvilluar në emër të George Floyd, me reperen shqiptare.

Si të mos mjaftonte kjo, në shkrim flitet dhe për ngjashmërinë mes Tayna-s dhe ish-partneres legjendare të Tyga-s, Kylie Jenner.

Reperi është parë dje, në një protestë masive në afërsi të Hollyëood-it dhe pranë tij qëndronte një vajzë e panjohur, që siç mund ta shihni, nuk është Tayna.

Si reperi, ashtu dhe vajza që Daily Mail ngatërron me Tayna-n, e kishin mbuluar fytyrën me maska. Fotot e “vajzës misterioze” janë marrë nga Instagram-i i reperes shqiptare, e përshkruar si “këngëtare dhe blogere”.

Momentalisht Tayna ndodhet në Amsterdam, por mund të jetë kudo.

“Në LA, Zvicër apo Amsterdam? Jam kudo në çdo kohë!”

Shpërndaj me

Loading...