Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë vitin që lamë pas dhe më 18 qershor të 2020 u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Emi.

Ata na kanë treguar disa herë momentet e tyre të bukura me të voglën e tyre, teksa vëmendje të madhe mori edhe Jonida me fizikun e përsosur menjëherë pas lindjes. Dy javë pasi u bë nënë, moderatorja u rikthye në punë me energji të plotë, duke na surprizuar të gjithëve, teksa pjesën më të madhe të kohës të dy e kalojnë me vajzën e tyre.

Mirëpo, tashmë që janë bërë 3 ata e kanë të vështirë të gjejnë kohë vetëm për njëri-tjetrin, pasi kanë edhe angazhime profesionale. Këtë gjë na e ka treguar vetë Jonida sot, e cila na ka rrëfyer se Besniku është shumë i dhënë pas punës.

Ajo ka publikuar një foto me bashkëshortin e saj duke na thënë se edhe kur dalin të dy, Besnikut i duhet të rrijë në laptop për shkak të punës. Ne edhe kur e lëmë Emin me gjyshen dhe dalim pak vetëm, prap jemi 3. Unë, Besniku dhe laptopi. Story of my life! – ka shkruar Jonida krah fotos.

Epo, s’është kaq e thjeshtë të sjellësh një bebush në jetë, i do dhe disa sakrifica. Emi dhe Jonida duhet  të ndihen me fat fundja që kanë një baba kaq punëtor dhe keq na vjen por ky problem i bukur është i pazgjidhshëm.

Shpërndaj me

Loading...